Prishtinë: Policia parandalon një konflikt mes nxënësve të dy shkollave, arreston 11 prej tyre

  • E.K /
  • 15 November 2022 - 15:07
Prishtinë: Policia parandalon një konflikt mes nxënësve të dy shkollave, arreston 11 prej tyre

Policia e Kosovës ka parandaluar një konflikt, mes nxënësve të dy shkollave në Prishtinë.

Këta nxënës të dy shkollave kishin lënë një takim për të “zgjidhur” një mosmarrëveshje që kishin pasur ndërmjet tyre, përcjell "Kosova Sot Online".

Por pas marrjes së informatave Policia ka ndërhyrë dhe ka arrestuar 11 persona.

“Zyrtarët policor të stacionit Jugu në Prishtinë, respektivisht të njësitit me rroba civile që operojnë në afërsi të shkollave, sot rreth orës 13:30, kanë parandaluar një konflikt mes disa nxënësve në afërsi të një shkolle në kryeqytet.

Pas marrjes së informatave se personat në fjalë kishin lënë një takim për të “zgjidhur” një mosmarrëveshje mes tyre, ka qenë reagimi i shpejtë i policisë ai që ka mundësuar arrestimin e 11 personave.  Rasti po trajtohet në koordinim me prokurorin e shtetit. Vlerësojmë lart, kontributin e secilit qytetar dhe i inkurajojmë për bashkëpunim të mëtejmë. Bashkëpunimi juaj me Policinë e Kosovës, po ndikon dukshëm në parandalimin e dukurive negative”, ka thënë Ahmeti.

(Kosova Sot Online)