
Kurti: Popozimi franko-gjerman 'ka shumë mangësi'

Për propozimin franko-gjerman dhe për arritjen e një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë, Kryeministri Albin Kurti ka folur për agjencinë austriake të lajmeve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Sipas Kurtit është një bazë e mirë për dialog pa hyrë në detaje të një propozimi të tillë.
Kurti ka theksuar se e mira e një propozimi të tillë është se bazohet në vlera dhe jo vetëm në zgjidhjen e problemeve siç ka qenë qasja e mëparshme.
Kreu i ekzekutivit megjithatë ka theksuar se propozimi franko-gjerman “ka shumë mangësi”, por shton se është një pikënisje e mirë.
Ai tutje ka folur edhe për mundësinë e arritjes së një marrëveshje finale me Serbinë dhe është shprehur optimist se shanset janë shumë të mira që ajo të arrihet përgjatë administratës së Joe Biden dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz.
“Njohja reciproke nuk do të jetë e vetmja çështje, por ajo duhet të jetë pjesa qendrore”, ka deklaruar kryeministri Kurti.
Kurti tutje ka treguar synimin e Kosovës për të dorëzuar aplikimin për anëtarësim në BE kah fundi i vitit.
(Kosova Sot Online)