
Kurti bisedon me nënsekretarin e shtetit Chollet

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se pati një bisedë të sinqertë dhe të rëndësishme telefonike me nënsekretarin e shtetit, Derek Chollet, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Kurti tha se biseduan për domosdoshmërinë e një marrëveshjeje të plotë të normalizimit me Serbinë, me qendër njohjen reciproke.
“Bisedë e sinqertë dhe e rëndësishme telefonike me nënsekretarin e shtetit Derek Chollet për domosdoshmërinë e një marrëveshjeje të plotë të normalizimit me Serbinë me qendër njohjen reciproke, me fokus situatën e sigurisë në Kosovë së bashku me sundimin e ligjit”.
(Kosova Sot Online)