Mehmeti: BQK e mirëpret vendimin e Tribunalit të Arbitrazhit

  • A.P /
  • 18 November 2022 - 23:00
Mehmeti: BQK e mirëpret vendimin e Tribunalit të Arbitrazhit

BQK e mirëpret vendimin e Tribunalit të Arbitrazhit në lidhje me rastin e institucionit mikrofinanciar IuteCredit, ka deklaruar Guvernatori i Bankës Qendrore, Fehmi Mehmeti, 

Sipas tij fitorja në Arbitrazh dëshmon që vendimi i marrë nga institucioni që ai udhëheq, ka qenë i drejtë dhe i ligjshëm.

“Me këtë rast dua të falenderoj stafin e BQK-së për punë të jashtëzakonshme në këtë proces dhe të gjitha institucionet e vendit. Vendimi për marrjen e licencës së institucionin mikrofinanciar “Iute Credit Kosovo” Sh. A. dhe për institucionin financiar jobankar “Monego”, erdhi pas një varg shkeljesh të bëra në kurriz të qytetarëve”, ka theksuar ai.

Ai ka thënë se këto dy institucione, në vazhdimësi kanë devijuar nga planet e tyre të biznesit.

Guvernatori ka thënë se IuteCredit dhe Monego kanë sjell në tregun kreditor të Kosovës diçka tjetër prej asaj që kishin premtuar që do të sjellin.

(Kosova Sot Online)