485 mijë ton mbeturina të grumbulluara në Kosovë gjatë vitit 2021

  • E.K /
  • 19 November 2022 - 13:53
485 mijë ton mbeturina të grumbulluara në Kosovë gjatë vitit 2021

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar rezultatet e Anketës së Mbeturinave Komunale (AMK) për vitin 2021.

Sipas rezultateve sasia e mbeturinave komunale të grumbulluara të cilat merren me menaxhimin e mbeturinave komunale në Kosovë për vitin 2021 ishte 485 mijë tonë, transmeton "Kosova Sot Online".

“Në Prishtinë dhe rajonin e saj, grumbullimi i mbeturinave komunale për ditë ishte 0.84 kg/banor/ditë. Ndërsa, në rajonet e tjera të Kosovës, sasia e mbeturinave komunale të grumbulluara për ditë/për banor ishte  0.71 kg. Nga të dhënat e mbeturinave komunale të grumbulluara sipas rajoneve për vitin 2021, vërehet se sasia më e madhe e mbeturinave të grumbulluara ishte në rajonin e Prishtinës me 151 mijë ton në vit, ose 305 kg për banor në vit. Ndërsa, sasia më e vogël e mbeturinave të grumbulluara ishte në rajonin e Ferizajt, me 37 mijë tonë në vit, ose 202 kg për banor në vit”, thuhet në njoftim.