Stoltenberg - Borrellit: Të zhgënjyer që nuk ishte e mundur të zgjidhej mosmarrëveshja e targave

  • A.P /
  • 21 November 2022 - 20:00
Stoltenberg - Borrellit: Të zhgënjyer që nuk ishte e mundur të zgjidhej mosmarrëveshja e targave

Pasi nuk është arritur marrëveshja në Bruksel në mes Kosovës dhe Serbisë, ka reaguar sekretari i NATO’s Jens Stoltenberg, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


Ai ka theksuar  se “përshkallëzimi duhet të shmanget”.

 Stoltenberg ka treguar se ka folur me Shefin për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe është shumë i zhgënyer që nuk është arritur zgjidhje.

Ka kërkuar zgjidhje pragmatike në këtë çështje, duke shtuar se NATO dhe KFOR’i janë viligjent.

“Fola me Josep Borrell. Jemi të zhgënjyer që nuk ishte e mundur të zgjidhej mosmarrëveshja e targave. Tani është koha për përgjegjësi dhe zgjidhje pragmatike. Përshkallëzimi duhet të shmanget.NATO_KFOR mbeten vigjilent”, ka shkruar ai në Twitter.


Gjatë gjithë ditës ka pasur diskutime në Bruksel – por pa rezultate. 


(Kosova Sot Online)