Koci: Çka funksionon në veri? Në veri të Kosovës, shteti i Kosovës thuaja nuk funksionon

  • E.K /
  • 22 November 2022 - 12:22
Koci: Çka funksionon në veri? Në veri të Kosovës, shteti i Kosovës thuaja nuk funksionon

Avokati i njohur, Arianit Koci, ka shkruar se në veri të Kosovës, shteti i Kosovës nuk funksionon gati fare, shkruan "Kosova Sot Online".

Koci ka theksuar se atje nuk po punon as posta, duke thënë se veturat po digjen, se gjykatat nuk po funksionojnë thuajse fare.

“Në veri të Kosovës, shteti i Kosovës thuaja nuk funksionon.
Parashtresën që e kam dërguar me poste rekomande, në Gjykatën Themelore në Mitrovicë dega në Leposaviq, më është kthyer.
Arsyeja sipas Postës së Kosovës:
Posta nuk mund të shpërndahet, për shkak të gjendjes politike.
Gjykata nuk funksionon thuaja fare.
Posta jo.
Veturat po digjen.
Çka funksionon në veri? “shkruan Koci në reagim.

(Kosova Sot Online)