
Sa janë çmimet aktuale të druve në Kosovë!

Një metër kub dru aktualisht në Kosovë po kushton nga 75 deri në 100 euro, transmeton gazeta "Kosova Sot Online"..
Lajmin e bëri të ditur Avni Murtezi, një nga tregtarët në vend ku dha arsyet e rritjes së çmimit të druve.
“Për ne bizneset është ngecje për 6 muaj që do të presim deri sa të pajisemi me fletpërcjellëse për prerje të druve. Pastaj është edhe fuqia punëtore. Nuk ka interesim për këtë punë. Duke parë edhe rritjen e çmimeve të karburantit, kanë ngrit edhe çmimet”, deklaroi Murtezi.
(Kosova Sot Online)