
Borell: Kemi një kapacitet ndikimi të caktuar

Ne nuk jemi ndërmjetës, refer, jemi më shumë se aq sepse të dyja palët duan të bëhen anëtarë të BE’së, ka deklaruar Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell.
“Ne nuk jemi ndërmjetës, refer, jemi më shumë se aq sepse të dyja palët duan të bëhen anëtarë të BE’së dhe sigurisht se kemi një kapacitet ndikimi të caktuar”, ka thënë Borrell për Euractiv.
Kryediplomati i BE’së dje nuk ia ka dalë të sigurojë një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë për targat pas tetë orësh negociata.
Pas takimit, ai e bëri Kosovën përgjegjëse për mungesën e rezultatit dhe tha se do t’i njoftojë vendet anëtare.
(Kosova Sot Online)