Lista Serbe: Të gjithë pronarët e automjeteve me targa KM do të mund ta zgjasin regjistrimin

  • E.K /
  • 24 November 2022 - 10:15
Lista Serbe: Të gjithë pronarët e automjeteve me targa KM do të mund ta zgjasin regjistrimin

Lista Serbe ka njoftuar se e kanë mirëpret marrëveshjen e realizuar në Bruksel.

Lista Serbe ka njoftuar se të gjithë pronarët e automjeteve me targa KM do të mund ta zgjasin regjistrimin, përcjell "Kosova Sot Online".

“Të gjithë pronarët e automjeteve me targa KM do të mund të përdorin dhe zgjasin regjistrimin për automjetet me targa KM”.

“Targat ekzistuese mbeten dhe do të mund të zgjerohen dhe të reja nuk do të lëshohen për momentin. Kujtojmë se qëndrimi ynë ishte që të mbesin targat KM, të mos konfiskohet prona e qytetarëve, të mos shqiptohen gjoba, e as të pengohet liria e lëvizjes së tyre. Kemi kërkuar që targat KM të mbeten, e jo të shtohet numri i tyre”, thuhet në reagimin e Listës Serbe.

(Kosova Sot Online)