Rama: S’jam aspak dakord me sulmet ndaj Albin Kurtit

  • A.P /
  • 24 November 2022 - 22:40
Rama: S’jam aspak dakord me sulmet ndaj Albin Kurtit

Pas arritjes së ujdisë mes Kosovës dhe Shqipërisë për çështjen e targave, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ka dalë në përkrahje kryeministrit kosovar, Albin Kurti, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Rama ka theksuar se Kurti u soll si një kryeministër.

Sipas tij, kjo marrëveshje mbylli shtegun e rihapur të zhvillimeve të paparashikueshme.

“S’jam aspak dakord me sulmet ndaj Albin Kurtit pas marrëveshjes së duhur që fatmirësisht mbylli shtegun e rihapur të zhvillimeve të paparashikueshme! Ta sulmosh Albinin pse u soll si kryeministër është njësoj si t’i kërkosh hesap pse nuk mendon e flet njësoj si kur ishte në burg!”.

(Kosova Sot Online)