Prishtinë: E harron çantën në market me 500 euro, dikush e merr dhe largohet

  • E.K /
  • 26 November 2022 - 10:13
Prishtinë: E harron çantën në market me 500 euro, dikush e merr dhe largohet

Një person e ka harrur çantën me 500 euto brenda saj dhe dokumente personale në një market, shkruan "Kosova Sot Online".

Mirëpo, dikush e ka gjetur çantën dhe është larguar.

Policia ka njoftuar se rasti po vazhdon të hetohet.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se përderisa ka qenë duke blerë disa gjëra në një market, e ka harruar çantën e krahut në një pjesë të marketit, sipas ankuesit në çantë ka pasur 500 € si dhe dokumente personale. Pastaj një i dyshuar, deri më tani i pa njohur, e ka marrë çantën dhe ka ikur në drejtim të pa njohur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë të shtunën.

(Kosova Sot Online)