SHSKUK për logopedin që keqtrajtoi pacienten 5 vjeçare: E dënueshme dhe e pa pranueshme sjellja e tillë e një profesionisti shëndetësor

  • E.K /
  • 28 November 2022 - 09:01
SHSKUK për logopedin që keqtrajtoi pacienten 5 vjeçare: E dënueshme dhe e pa pranueshme sjellja e tillë e një profesionisti shëndetësor

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka reaguar për raportimin se logopedi nga Gjilani, Iljasa Fazliu e kishte keqtrajtuar një vajzë 5-vjeçare e diagonistifikuar me autizëm.

SHSKUK në reagimin e tyre lidhur me rastin, kanë thënë se sjellja e tillë e një profesionisti shëndetësor, është e pa pranueshme, transmeton "Kosova Sot Online".

“Për ShSKUK është e dënueshme dhe e pa pranueshme sjellja e tillë e një profesionisti shëndetësor, andaj siç e theksuam presim që drejtori i Klinikës së ORL-së të ndërmarrë masat e nevojshme konform legjislacionit në fuqi”.

“Njoftojmë opinionin se me të parë publikimin në medie, për rastin që ka ndodhur jashtë institucionit të QKUK-së, e për të cilin nuk kemi qenë të informuar, menaxhmenti i ShSKUK-së,  kërkuar nga drejtori i Klinikës së Otorinolarongologjisë  që të procedojë me ndërmarrjen e masave konform legjislacionit në fuqi, meqë drejtori i klinikës është mbikqyrës i shefave të reparteve dhe shërbimeve përkatëse”, thuhet në njoftim.

“Sa i përket mungesës së licencës së punës, lëshimi i tyre është në kompetencë të Odave përkatëse, Odës së Mjekëve  për mjekë dhe Odës së Infermierëve për profilet tjera, për çka  të njejtit duhet të lajmërojnë institucionet”, thuhet në njoftim.

“Mungesa e një databaze elektronike për stafin e ShSKUK, e vështirëson përcjelljen në kohë reale të punës, avansimeve dhe mungesave eventuale të stafit.  Për këtë arsye, memaxhmenti i ShSKUK, para 2 jave ka filluar procesin e digjitalizimit të të dhënave të stafit të saj”, përmbyllet reagimi i ShSKUK.

(Kosova Sot Online)