Digjet një veturë, dëmton dy automjete të tjera

  • E.K /
  • 28 November 2022 - 09:38
Digjet një veturë, dëmton dy automjete të tjera

Një veturë është djegur plotësisht, në Kamzë, shkruan "Kosova Sot Online".

Në raportin policor thuhet se makina është djegur si pasojë e një defekti në pjesën e motorit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 28.11.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën “Donald Trump”, ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht, dyshohet si pasojë e një defekti në pjesën e motorit, automjeti (gaz-benzinë) në pronësi të shtetasit D. M.

Si pasojë janë dëmtuar pjesërisht dy mjete të tjera, të cilat ndodheshin të parkuara afër këtij mjeti. Paraprakisht dyshohet se është ngjarje aksidentale dhe grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)