Koci për vrasjen e 35-vjeçares: Krisma, roje, njerëz, si është e mundur askush të mos reagoj?

  • E.K /
  • 01 December 2022 - 11:45
Koci për vrasjen e 35-vjeçares: Krisma, roje, njerëz, si është e mundur askush të mos reagoj?

Avokati i njohur, Arianit Koci, ka reaguar për vrasjen që ndodhi dje në QKUK, ku Hamide Magashi, 35-vjeçare, e cila isht shtatzënë dhe e cila ishte shtrirë në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në QKUK, dyshohet se u vra me dy plumba nga ish-bashkëshorti i saj, Sokol Halili, me të cilin ishin në proces të ndarjes.

Koci është shprehur i habitur se si janë shkrepur 3 plumba dhe askush nuk ka reaguar, pasi sipas tij ka shumë njerëz në në spital, veçanarisht në gjinekologji.

Postimi o plotë:

Në hyrje të QKUK-së, e merr biletën.

Në ndërtesën e gjinekologjisë është roja.

Në rrethin e spitalit ka zyrtarë policor.

E vranë gruan me tre plumba. Alltia pa shurdhues.

Krisma dëgjohet anëkënd!

Vrasësi hyp në kerr, del prej rrethit të QKUK-së.

Gjithmonë ka shumë njerëz në spital, veçanarisht në gjinekologji.

Para se me dalë e paguan daljen/parkingun, për shkak se laura është e lëshuar.

Aty është roja që e kontrollon hyrje-daljen.

Si është e mundur askush të mos reagoj?

(Kosova Sot Online)