Arrestohet drenicaku, kanosi vazhdimisht ish-bashkëshorten

  • E.K /
  • 03 December 2022 - 09:28
Arrestohet drenicaku, kanosi vazhdimisht ish-bashkëshorten

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Skenderaj pasi ka kanosur në vazhdimësi vish-bashkëshorten e tij, shkruan "Kosova Sot Online".

Personi i arrestuar nuk kishte respektuar urdhrin mbrojtës të lëshuar nga gjykata si përmes rrjeteve sociale e kishte kanosur ish gruan e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nuk kishte respektuar urdhrin mbrojtës të lëshuar nga gjykata si dhe i njëjti përmes rrjeteve sociale e kishte kanosur në vazhdimësi viktimën femër kosovare (ish-bashkëshorten e tij). Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)