Ngjarje e rëndë: Një person plagos me thikë vjehrrin dhe kunatin e tij

  • E.K /
  • 05 December 2022 - 11:47
Ngjarje e rëndë: Një person plagos me thikë vjehrrin dhe kunatin e tij

Në Vlorë, një person ka goditur me thikë vjehrrin dhe kunatin e tij, shkruan "Kosova Sot Online".

Të plagosurit kanë marrur trajtim mjekësor.

Policia është duke punuar për ta kapur autorin.

Njoftimi i Policisë
Rreth orës 21:30, në lagjen “1 Maji”, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi R. K., ka plagosur me mjet prerës thikë, vjehrrin dhe kunatin e tij, shtetasit Xh. B., rreth 60 vjeç dhe A. B., rreth 30 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë po kontrollojnë zonën me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

(Kosova Sot Online)