Aksidentoi për vdekje të moshuarën 84 vjeçare, arrestohet 27-vjeçari

  • E.K /
  • 05 December 2022 - 13:52
Aksidentoi për vdekje të moshuarën 84 vjeçare, arrestohet 27-vjeçari

Një person është arrestuar në Elbasan, pasi dje me veturë ka aksidentuar këmbësoren, 84 vjeçe, e cila ka humbur jetën, shkruan "Kosova Sot Online".

27 vjeçari u arrestua për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin K. P., 27 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Elbasan-Metalurgjik”, në vendin e quajtur “Orti”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen R. A., 84 vjeçe, banuese në Elbasan, e cila për pasojë, ka humbur jetën. Materialet proceduarale i  kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme”- njofton policia.

(Kosova Sot Online)