Ministri Osmani: Nëse dëmtohet Kosova, Maqedonia e Veriut tërhiqet nga ‘Ballkani i Hapur’

  • E.K /
  • 06 December 2022 - 10:39
Ministri Osmani: Nëse dëmtohet Kosova, Maqedonia e Veriut tërhiqet nga ‘Ballkani i Hapur’

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha se nëse dëmtohet Kosova, Maqedonia e Veriut  tërhiqet nga ‘Ballkani i Hapur, transmeton "Kosova Sot Online".

Osmani tha se nuk e shikojnë interesin e tyre, nëse është në kundërshtim me interesin e Kosovës.

“Nëse dikush më dëshmon që me Ballkanin e Hapur dëmtohet drejtpërdrejt interesi i Kosovës, ja ku po e them publikisht se Maqedonia e Veriut nuk do të qëndrojë asnjë minutë në atë iniciativë. Nuk ndërtojmë ne interesin tonë në kundërshtim me interesin e Kosovës”, u shpreh Osmani.

(Kosova Sot Online)