31-vjeçari që sulmoi me grusht Sali Berishën ka precedent penal, vuan nga çrregullime psikotike

  • E.K /
  • 06 December 2022 - 15:23
31-vjeçari që sulmoi me grusht Sali Berishën ka precedent penal, vuan nga çrregullime psikotike

31 vjeçari, Gert Shehu, që sulmoi me grusht kreun e PD, Sali Berisha, në protestën e sotme të opozitës në Tiranë është me precedentë penalë dhe vuan nga çrregullime psikotike, përcjell "Kosova Sot Online".

Policia e Tiranës, ka treguar se 31-vjeçari ka precedentë të mëparshëm kriminal, për plagosje, prishje të qetësisë publike dhe në fushën e narkotikëve.

“Në lidhje me incidentin e ndodhur në orën 12:25, në tubimin e organizuar ditën e sotme, gjatë të cilit shtetasi G. Sh. goditi me grusht, deputetin S. Berisha, ju bëjmë me dije se: Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Tiranë po kryejnë veprimet procedurale për shtetasin G. Sh., 31 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Nga verifikimet paraprake rezulton se 31-vjeçari ka precedentë të mëparshëm kriminal, për plagosje, prishje të qetësisë publike dhe në fushën e narkotikëve. Gjithashtu, sipas diagnozës klinike, të vënë në dispozicion nga familjarët e tij, 31-vjeçari vuan nga çrregullime psikotike dhe trajtohej prej vitesh, për këtë“, njofton policia.

(Kosova Sot Online)