
Kurti takon ambasadorin suedez, zbulohet tema e diskutimt

Në takim ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, sot e ka pritur kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Krahas diskutimit mbi raportet dhe bashkëpunimin e mirë bilateral ndërmjet Kosovës dhe Suedisë, u bisedua edhe për mbështetjen e vazhdueshme të Ambasadës së Suedisë nëpërmjet programeve të ndryshme për zhvillimin dhe demokratizimin e vendit tonë.
“Në takim, theks i veçantë iu dha ndihmës dhe përkrahjes së Suedisë për dialogun me serbët e Kosovës, veçanërisht nëpërmjet organizatave serbe të shoqërisë civile”, thuhet në njoftim.
Kryeministri Kurti shprehur mirënjohjen e tij edhe për përkrahjen e Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SiDA) e integrimit sa më të mirë të të gjitha komuniteteve në Kosovë përmes zhvillimit të gjithmbarshëm ekonomik.
(Kosova Sot Online)