Presidentja Osmani i fton krerët e partive për takim

  • A.P /
  • 09 December 2022 - 22:48
Presidentja Osmani i fton krerët e partive për takim

Për t’u takuar nesër në ora 14:30, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sonte u ka dërguar ftesa liderëve të partive politike parlamentare, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në këtë takim do të diskutohet situata e sigurisë në veri dhe pengesat që janë paraqitur për të garantuar një proces të sigurt zgjedhor në katër komunat veriore.

Një mbledhje e ka mbajtur sot edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që pritej t’i bënte rekomandime Presidentes Osmani, mirëpo kjo gjë nuk ka ndodhur.

(Kosova Sot Online)