
Shpërthim me mjete piroteknike në Mitrovicën e Veriut

Në afërsi të lagjes “Tre Rrokaqiejt” në Mitrovicën e Veriut ka ndodhur një shpërthim me mjete piroteknike, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Lajmin e ka konfirmuar zëvendëskomandanti i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti.
“Shpërthim prioteknik. E zëshme, pa dëme. S’ka ndonjë rrezik”, është shprehur Hoti.
Kujtojmë se gjatë ditëve të fundit kanë ndodhur edhe disa shpërthime me mjete piroteknike, shok-bomba, granata dore e ka pasur edhe gjuajtje me armë.
(Kosova Sot Online)