Kujtesë me rastin e 17 Shkurtit Ditës së Pavarësisë së Kosovës
Skender Kapiti
Nga Skënder Sadri KAPITI
KOSOVA DUHET TË QËNDROJË FORT E MË FORT DHE ME BESNIKËRI KAH SHBA-TË
Shqiptarët duhet ta mbajnë të freskët në memorien e tyre rolin, ndihmën dhe kontributin e madh amerikan për mbijetesën e Shqipërisë dhe Lirinë e Kosovës.
Shqiptarët duhet ta ndëshkojnë me votë atë politikë e cila largon Kosovën dhe Shqipërinë nga SHBA, sepse pa ndihmën e SHBA-ve është e pamundur që shqiptarët të bëjnë vetë ndonjë gjë të madhe kombëtare, as të sigurojnë sigurinë dhe garancinë e zhvillimeve politike e shtetërore,demokratike, të drejtësisë e të lirisë.
Duhet të ndëshkohet korrupsioni dhe politikanët që kanë interesin personal mbi atë kombëtar, sepse interesi kombëtar shqiptar është i lidhur me SHBA-të, me aleatin më të madh të shqiptarëve.
Mirëpo mjerisht ka injorantë enveristë akoma, ka serbofilë, por ka edhe të verbër që verbërisht votojnë.Dhe shërbimi më i madh që politikanët injorantë i bëjnë Serbisë është ftohja e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane si dhe dobësimi i marrëdhënieve të Kosovës me BE-në, sepse injorantët politikanë shqiptarë e dinë shumë mirë se SHBA-të janë ato kryesisht që e çliruan Kosovën, janë SHBA-të shteti i parë që njohu Pavarësinë e Kosovës; dhe serbofilët e fshehtë e dinë se prej SHBA-ve i erdhën Kosovën numri më i madh i njohjeve ndërkombëtare, dhe se ato e mbështesin demokrcinë, luftën kundër korrupsionit dhe ndërtimin e shtetit ligjor në Kosovë. Janë po SHBA-të garant i Shtetit dhe i sigurisë për Kosovën, kush e armatos Kosovën,prej kujt Serbia nuk guxon të cënojë ushtarakisht territorin e Kosovës?!
Proamerikanizmin fallco nuk mund ta mbulojnë politika, politikanët dhe shtetarët e korruptuar dhe as hajdutët e shtetit të Shqipërisë dhe të Kosovës me mashtrime e deklarata fallco.Të korruptuarit, hajdutët dhe të kriminalizuarit e politikës e të sistemit përbëjnë kërcënim serioz për shtetet shqiptare dhe kombin.Këta të tillët kurrë nuk do mund të mashtrojnë gjithmonë as opinionin e brëndshëm dhe as SHBA-të.
