Vjosa Osmani: Nuk zmbrapsem as atëherë kur tentojnë të sulmojnë pamjen time

  • E.K /
  • 15 December 2022 - 10:59
Vjosa Osmani: Nuk zmbrapsem as atëherë kur tentojnë të sulmojnë pamjen time

Presidentja e vendit,  Vjosa Osmani, gjatë fjalimit të saj vjetor në Parlamentin e Kosovës ka folur edhe për sulmet rreth pamjes së saj dhe përdorimin e gjuhës sek*iste, përcjell "Kosova Sot Online".

Osmani tha se nuk do të zmbrapset nga akuzat e turpshme dhe qesharake që i dëgjon çdo ditë.

“Nuk do të zmbrapsem asnjëherë para akuzave sa të turpshme aq edhe qesharake që i dëgjojmë çdo ditë e të cilat dirigjohen nga interesat e klaneve anti-Kosovë. Nuk zmbrapsem as atëherë kur tentojnë të më ngjyrosin me epitete të çdollojshme që sulmojnë pamjen time apo integritetin tim, sepse të parët janë thelbësisht të parëndësishme e sa i përket vlerësimit për dinjitetin e integritetin, të dashur qytetarë, sytë i mbaj përherë vetëm nga ju. Nuk do të zmbrapsem as përpara seksizmit, seksizmit të paprecedentë e të tendencave për të minimizuar rolin e Zyrës së Presidentes, vetëm e vetëm pse në krye të saj është një grua. Në Republikën tonë askush s’e ka të drejtën e assesi nuk do t’ia dalë – dhe për këtë iu siguroj – për të na heshtur apo frikësuar”, tha Osmani.

(Kosova Sot Online)