Në Podujevë djali rrah nënën e tij, e bën për spital

  • E.K /
  • 17 December 2022 - 09:14
Në Podujevë djali rrah nënën e tij, e bën për spital

Një person në Podujevë është arrestuar, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, shkruan "Kosova Sot Online".

Viktima ka marrur trajtim mjekësor.

"Podujevë 16.12.2022 – 16:00.  Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, viktimës femër kosovare. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje", thotë raporti policor.

(Kosova Sot Online)