Në Prizren konfiskohen mbi 10 mijë euro të falsifikuara

  • E.K /
  • 17 December 2022 - 10:18
Në Prizren konfiskohen mbi 10 mijë euro të falsifikuara

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prizren sekuestruar mbi 10 mijë euro të falsifikuara, gjatë kontrolleve që janë kryer dje në gjashtë lokacione, raporton "Kosova Sot Online".

Janë intervistuar shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

“FALSIFIKIM I PARASË-Prizren 2021-2022. Njësitë policore kanë kryer urdhër kontroll në gjashtë lokacione të ndryshme, gjatë kontrollit janë sekuestruar: 9,930 (nëntë mi e nëntëqind e tridhjetë) €, 380 (treqind e tetëdhjetë) CHF, 272 (dyqind e shtatëdhjetë e dy) € para metalike 7 (shtatë) telefona, një pistoletë 90 (nëntëdhjetë) fishekë, një shufër metalike, një elektroshok dhe dy boksa të hekurit. Lidhur me rastin janë intervistuar 7 (shtatë) të dyshuar meshkuj kosovarë dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)