Prishtinë: Po parkonte veturën, iu shpëton tetë plumbave që u hodhën në drejtim të tij

  • E.K /
  • 19 December 2022 - 12:04
Prishtinë: Po parkonte veturën, iu shpëton tetë plumbave që u hodhën në drejtim të tij

Në Prishtinë, një person ka raportuar në Polici se përderisa ishte duke parkuar veturën e tij, nga një veturë persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, shkruan "Kosova Sot Online".

Në raportin policor thuhet se në vendin e ngjarjes janë konfiskuar 8 gëzhoja.

“VRASJE NË TENTATIVË | Rr. “Destan Bajraktari” 18.12.2022-18:30. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se gjersa ka qenë duke parkuar veturën e tij, nga një veturë persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tij. Përpos dëmeve materiale të lënduar nuk ka. Në vend ngjarje kanë dalë njësitet përkatëse ku janë gjetur dhe janë konfiskuar 8 gëzhoja. Rasti i dedikohet njësive përkatëse për hetime të mëtutjeshme”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)