Ish-kryetari i Komunës aksidenton një 17-vjeçar

  • A.P /
  • 21 December 2022 - 21:26
Ish-kryetari i Komunës aksidenton një 17-vjeçar

Një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasditen e sotme në Llogara pasi u përplas nga një automjet, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Bëhet me dije se i riu është goditur me makinë nga ish-kryetari i bashkisë së Himarë, Vasil Bollano.

17-vjeçari është dërguar në spital ndërsa Bollano është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

“Rreth orës 17:00, në Llogara, pranë fushës së sportit, shtetasi V. B., 66 vjeç, banues në Himarë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin E. H., 17 vjeç, këmbësor në rrugë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.”, raporton policia.


Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.


(Kosova Sot Online)