Detaje nga vrasja e shqiptarëve në kryeqytet

  • A.P /
  • 21 December 2022 - 23:03
Detaje nga vrasja e shqiptarëve në kryeqytet

Rezulton i skeduar për trafik klandestinësh dhe droge, 41-vjeçari, Kreshnik Çerçizaj i cili ishte objektivi i ekzekutimit në Athinë pak ditë më parë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Por sipas hetimeve, së fundmi dyshohet se ai i ishte bashkuar një rrjeti gjobëvënësish shumë të fuqishëm në Athinë.

Sipas raportimeve nga mediat greke, policia që po heton rastin ka marrë informacione nga një sërë biznesmenësh në zonë, se viktima frekuentonte çdo ditë pothuajse të gjitha dyqanet e zonës për mbledhje te ardhurash.

Gjithashtu mediat shkruajnë se policia po heton një tjetër pistë, pasi dyshohet se urdhri për ekzekutimin e shqiptarëve mund të ketë ardhur nga brenda burgut.

Autori i vrasjes së dyfishtë dyshohet se është ende në Greqi, si dhe Kreshnik Çerçizaj mësohet se ka qenë i dënuar në burgun e Korydallos dhe ka mundësi që urdhri për ekzekutimin e tij të jetë dhënë nga ndonjë shqiptar brenda qelive pasi ata e njihnin.

Sipas autoriteteve greke, autori dhe viktima ishin takuar në të kaluarën, ndërsa po hetohet edhe për përfshirjen e bashkëpunëtorit, i cili dyshohet se ka qenë në sulm. Ky i fundit dyshohet se ka qenë më para në vendngjarje dhe i ka komunikuar autorit lëvizjet e dy shqiptarëve, Kreshnik Çerçizaj(objektivi) dhe miku i tij Armando Ogranaja.

 

(Kosova Sot Online)