Lista Srpska përgjigjet ashpër reagon ashpër pas publikimit të lister me emrat e serbëve të dyshuar për terrorizëm

  • S.A /
  • 23 December 2022 - 12:30
Lista Srpska përgjigjet ashpër reagon ashpër pas publikimit të lister me emrat e serbëve  të dyshuar për  terrorizëm

Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, ka publikuar sot një listë, sikq pretendon ai,  me emrat e “organizatave kriminale serbe dhe drejtuesve të tyre”, duke kërkuar  nga organet edhe arrestimin e tyre. Në listën që Muja e ka publikuar në rrjetet sociale, përmendet Mbrojtja Civile, e cila sipas tij është formuar nga Goran Rakiq, Igor Simiq, Slavko Simiq, Millosh Perovic, Nenad Gjuriq dhe Stevan Paviceviq, transmeton "Kosova Sot Online".

Për këtë ka reafuar Lista Srpska, e cila thotë se kjo është një listë “për të persekutuar serbët”.

“Urrejtja e Albin Kurtit për çdo gjë serbe shkon deri aty sa publikon një listë të re për persekutimin e serbëve, ku përfshihen edhe vëllai dhe djali i presidentit Aleksandër Vuçiq, të cilët nuk kanë asnjë lidhje me protestat demokratike dhe paqësore të popullit serb në barrikadat.  Kështu, përfaqësuesi i Vetëvendosjes së Albin Kurtit, Armend Muja, ka publikuar një listë tjetër për persekutimin e serbëve nga Kosova, të cilën Kurti dhe ministrja e tij Sveçla me këmbëngulje përpiqen ta fshehin”.

Lista Srpska shkon më tej me pretendimin se me publikimin e kësaj liste nga Muja, po iu “rrezikohet drejtpërdrejt” jeta e serbëve të Kosovës.

“Pavarësisht përsëritjes së vazhdueshme të deklaratave të rreme dhe fshehjes së qëllimeve reale të Albin Kurtit, për të dëbuar serbët nga Kosova, detajet e atij plani zbulohen çdo ditë”.

“Kurtit nuk i mjaftoi kriminalizimi i Listës Serbe dhe lidershipit të saj pa asnjë provë, por shkoi një hap më tej dhe djali i presidentit Vuçiq, Danilo dhe vëllai i tij Andrej u bënë shënjestër e regjimit të Kurtit”.

Si zakonisht, Lista Srpska tentoi t’i përfshijë ndërkombëtarët në këtë çështje dhe u mundua që të arsyetojë vendosjen e barrikadave.

“Prandaj i bëjmë thirrje opinionit ndërkombëtar që urgjentisht dhe publikisht ta dënojë këtë persekutim të serbëve. Deklarata të tilla justifikojnë më drejtpërdrejt ekzistencën e barrikadave dhe qëndresën paqësore të popullit serb, i cili nuk pajtohet me lakun rreth qafës që Kurti ka menduar për ta”.

(Kosova Sot Online )