IPK-ja nis hetimet ndaj zyrtarëve policorë për lirimin e Behar Mjekiqi

  • E.K /
  • 23 December 2022 - 14:03
IPK-ja nis hetimet ndaj zyrtarëve policorë për lirimin e Behar Mjekiqi

Kreu i Bashkësisë Islame në Obiliq,  Behar Mjekiqi , po dyshohet se rrahu të dashurën e tij E.J, përcjell "Kosova Sot Online".

Mjekiqi u lirua në mënyrë të dyshimtë të martën në mbrëmje pas shoqërimit në polici.

Inspektorati Policor i Kosovës kanë nisur hetimet në lidhje me këtë rast.

“Duke ju referuar kërkesës suaj ju konfirmojmë se IPK sipas detyrës zyrtare (ex officio) ka filluar të grumbullojë informacione pas publikimit të lajmit në medie lidhur me këtë rast. Krahas grumbullimit të informacioneve nga hetuesit e IPK-së janë ndërmarrë edhe veprime hetimore konkrete që kanë përfshirë kontakte me zyrtarë të Stacionit Policor të Obiliqit dhe zyrtarë të tjerë përshirë edhe kontaktin me Prokurorin e rastit. Veprimet tjera do të ndërmirren bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së”, kanë thënë nga IPK-ja.

(Kosova Sot Online)