Rama njofton për lagjen që po lidhet me Termokos: Do të përfitojnë 230 familje

  • E.K /
  • 23 December 2022 - 14:13
Rama njofton për lagjen që po lidhet me Termokos: Do të përfitojnë 230 familje

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka filluar instalimi i sistemit të lidhjes me ngrohje qëndrore të një pjesë të lagjes Lakrishtë, shkruan "Kosova Sot Online".

Kryetari Rama, ka treguar se nga ky instalim do të përfitojnë 230 familje të lagjes “Lakrishtë”.

"Ka filluar instalimi i sistemit të ngrohjes edhe në lagjen “Lakrishtë” me një sipërfaqe prej 17500 metrash katrorë, nga e cila do të përfitojnë 230 familje", ka njoftuar Rama.

(Kosova Sot Online)