18-vjeçari përplas për vdekje punëtorin 50 vjeçar, e humbi kontrollin e makinës

  • E.K /
  • 24 December 2022 - 11:09
18-vjeçari përplas për vdekje punëtorin 50 vjeçar, e humbi kontrollin e makinës

Në Durrës, një 18 vjeçar ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, ku është përplasur në  ambientet e jashtme të një hoteli, ku si pasojë e përplasjes ka vdekur një 50 vjeçar, raporton "Kosova Sot Online".

Sipas njoftimit të Policisë, 50 vjeçari (punonjës pastrimi dhe gjelbërimi), në momentin e përplasjes, ishte duke pastruar.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit, në vëndin e quajtur “Shkëmbi i Kavajës”, shtetasi B. H., 18 vjeç, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, dhe për pasojë automjeti është përplasur me ambientet e jashtme të një hoteli.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën shtetasi B. B., rreth 50 vjeç (punonjës pastrimi dhe gjelbërimi), i cili në momentin e përplasjes, ishte duke pastruar.

Gjithashtu, nga përplasja janë dëmtuar shtetaset F. D., 20 vjeçe dhe L. P., 20 vjeçe, pasagjere në këtë automjet, të cilat ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi B. H. është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(Kosova Sot Online)