Vdes ish-ministri i njohur

  • A.P /
  • 25 December 2022 - 09:11
Vdes ish-ministri i njohur

Në moshën 65-vjeçare, ka ndërruar jetë ish-ministri i Jashtëm italian, Franco Frattini, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Mediet vendase bëjnë me dije se politikani vdiq në spitalin Gemelli në Romë.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri aktual i Mbrojtjes në Itali, Guido Crosetto, i cili ka shprehur hidhërimin e tij për ikjen nga jeta të ish-ministrit të Jashtëm në rrjetet sociale.

“Lamtumirë Franco. Ti na lë në natën më të veçantë dhe të jashtëzakonshme të vitit, ndoshta sepse ke qenë gjithmonë një person i veçantë dhe i jashtëzakonshëm”, ka shkruar në rrjetet sociale ministri i Mbrojtjes, Guido Crosetto.

Image

(Kosova Sot Online)