Detaje nga vrasja e dy shqiptarëve

  • A.P /
  • 27 December 2022 - 19:46
Detaje nga vrasja e dy shqiptarëve

Nga të shtënat në një kafene në Nea Smyrni, mbetën të vrarë dy shqiptarët, 41-vjeçari Kreshnik Çerçizaj dhe 44-vjeçarin Armando Organaja.

Në videon e publikuar nga mediat greke shihen lëvizjet e autorit, pak para se të hynte në kafenenë në sheshin e Nea Smyrni dhe të qëllonte gjakftohtësisht dy shqiptarët.

Pamja është nga rruga Korai, rrugë që përfundon në sheshin e Nea Smyrni dhe paraqet autorin që lëviz në këmbë si dhe bashkëpunëtorin e tij duke lëvizur me makinë.

Rikujtojmë se nga të shtënat ka mbetur e plagosur edhe një vajzë 31-vjeçare.

Vrasja e dyfishtë ndodhi në një kafene në sheshin e Nea Smyrni mbrëmjen e së dielës (18.12.2022). Objektivi i sulmit mafioz duket se është njëri nga dy të vdekurit, 41-vjeçari Kreshnik Çerçizaj , i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme brenda në dyqan.

Ndërsa rmando Organaja, ndërroi jetë pak më pas, kur ekipet e shpëtimit e futën në ambulancë dhe e dërguan në spital, ku më pas u konstatua i vdekur.

(Kosova Sot Online)