Deçan: Babai raporton në Polici se i është zhdukur djali

  • E.K /
  • 29 December 2022 - 10:27
Deçan: Babai raporton në Polici se i është zhdukur djali

Policia ka njoftuar se një person është zhdukur në Deçan, shkruan "Kosova Sot Online".

Babai e ka raportuar rastin në polici, ku ka thënë se i është zhdukur djali.

Policia ka treguar se i zhdukuri vuan nga sëmundje psikike.

"Deçan 28.12.2022 – 07:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk dihet se ku ndodhet, vlente të theksohet se viktima vuan nga sëmundje psikike. Njësitë policore janë duke hetuar rastin", ka njoftuar policia.

(Kosova Sot Online)