
Haziri: Ja pse Kurti e Vuçiq shkaktuan kaos

Gjendja në veri po kthehet në normalitet si rezultat i diplomacisë dhe durimit të partnerëve, ka theksuar Lutfi Haziri, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Ai ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandar Vuçiq për kaosin e shkaktuar.
“Veriu i Kosovës nga jonormalja drejt normales për shkak diplomacisë dhe durimit. Vendimi nuk ishte as në dorën e Kurtit e as të Vuçiqit. Ata shkaktuan kaosin e inatit, por partnerët e popullit të Kosovës, me durim dhe diplomaci, filluan normalizimin deri në krizën tjetër që do ta prodhojnë prapë!”, ka shkruar Haziri.
Ai ka thënë se barrikadat, si mjete presioni, janë të papranueshme.
(Kosova Sot Online)