Arrestohet 32 vjeçari, plagosi me armë gjahu 28-vjeçarni për motive të dobëta

  • E.K /
  • 03 January 2023 - 13:19
Arrestohet 32 vjeçari, plagosi me armë gjahu 28-vjeçarni për motive të dobëta

Policia në Durrës ka arrestuar një person 32 vjeçar, pasi pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me armë gjahu një 28 vjeçar, shkruan "Kosova Sot Online".

Policia ka njoftuar se i plagosuri ndohet jashtë rrezikut për jetën.

Në njoftim thuhet se është duke u punuar se si ka ndodhur rrethanat e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Sukth, Durrës

Plagosi me armë gjahu (çifte) një 28-vjeçar, kapet pas një orë ndjekje nga Policia dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Në vijim të informacionit të dhënë pak minuta më parë, sipas të cilit, rreth orës 09:40, në vendin e quajtur “Kthesa e Ariut”, Sukth, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. H. ka plagosur me armë gjahu (çifte), shtetasin L. P., 28 vjeç, ju bëjmë me dije se:

Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të shtetasit G. H. dhe pas 1 orë ndjekje, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit G. H., 32 vjeç, banues në Perlat, Manzë.

Ndërkaq, i plagosuri, shtetasi L. P. aktualisht merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë veprimet për dokumetimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)