Vrasja në Prizren, dërgohen në mbajtje gjashtë persona

  • E.K /
  • 03 January 2023 - 13:53
Vrasja në Prizren,  dërgohen në mbajtje gjashtë persona

Sot në Prizren ka ndodhur një vrasje, ku një 31-vjeçari me origjinë nga Kukësi ka vdekur.

Dibran Hoxha, i njohur ndryshe me emrin “Kobra”, dyshohet se ka vrarë  31-vjeçarin dhe se ka plagosur një 27-vjeçari nga Shqipëria, përcjell "Kosova Sot Online".

E për gjashtë personat e dyshuar si të involvuar në këtë rast, Prokuroria ka marrë vendim që të dërgohen 48 orë në mbajtje. “Me urdhët të prokurorit është marrë vendim që të gjashtë të dyshuarit të dërgohen në mbajtje prej 48-orëve”, tha togeri i policisë Shqyri Bytyqi.

(Kosova Sot Online)