Regjistrohet edhe Albin Kurti

  • A.P /
  • 02 May 2024 - 16:28
Regjistrohet edhe Albin Kurti

Sot zyrtarisht kryeministri Albin Kurti është regjistruar në kuadër të procesit të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas njoftimit që ka lëshuar Zyra e Kryeministrit, Kurti e ka quajtur këtë proces të lehtë, të thjeshtë dhe të shpejtë, dhe të rëndësishëm saqë vendimtar për dekadën e ardhshme të politikave të shtetit dhe progresit shoqëror.

Kryeministri Kurti u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të regjistrohen.

Procesi i regjistrimit ka filluar me 5 prill dhe vazhdon deri më 17 maj.

(Kosova Sot Online)