Gjyshja braktis nipin dhe lë një letër, e kishin mbështjellë me batanije dhe e kishin futur në kuti

  • E.K /
  • 03 January 2023 - 14:03
Gjyshja braktis nipin dhe lë një letër, e kishin mbështjellë me batanije dhe e kishin futur në kuti

Një foshnjë është mbështjellur me batanije dhe është futur në një kuti, ku është braktisur një javë pasi ka lindur, përcjell "Kosova Sot Online".

Gjyshja e tij e braktisi nipin e tij, pasi sipas asaj,  ajo nuk mund të kujdeset për të.

Ajo ka shkruar se ajo nuk e do atë, pasi siç ka shkruar ajo nipi i saj ja mori jetë vajzës së saj.

Pranë fëmijët u gjet edhe një letër ku shkruhej:

"Ju lutem kujdesuni për nipin tim. Vajza ime ndërroi jetë kur e lindi dhe unë nuk mund të kujdesem dot për të ta rris. Dhe unë nuk e dua sepse ai i mori jetën vajzës sime. Shpresoj që Zoti të më falë mua për këtë gjë bëra.”

Foshnja ishte lënë para një lokali dhe është marrë nga shërbimet sociale. Djalin e vogël e kanë birësuar dhe ai do të ketë një jetë më të mirë tani.

(Kosova Sot Online)