Nutricionistja shqiptare: Shumë shpejt shqiptarët do të mbesin pa ngrënë, bëhuni patriotë

  • E.K /
  • 04 January 2023 - 12:58
Nutricionistja shqiptare: Shumë shpejt shqiptarët do të mbesin pa ngrënë,  bëhuni patriotë

Nutricionistja e njohur, Blerina Bombaj, ishte e ftuar në programin e sotëm në “Abc-ja mëngjesit”, ku ka thënë se do të mbetemi pa ngrënë, nëse nuk i mbështesim prodhimet vendore, përcjell 'Kosova Sot Online".

Ajo ka shtuar se shqiptarët po largohen, fshatrat po zbrazen, duke shtuar se do të hahen gjërat që vijnë nga importi.

Bombaj bëri thirrje kundrejt konsumatorëve që mos të presin vetëm nga politikbërësit, por të japin dhe vetë rekomandime për rregullimin e tregut.

“Do të mbetemi pa ngrënë në këtë vend nëse nuk vëmë mend dhe nuk mbështesim prodhimin vendas. Kur them do mbetemi pa ngrënë e kam me plot kuptimin e fjalës. Qumështi po mbaron, shqiptarët po largohen, fshatrat po braktisen dhe në fund do hamë çfarë na sjell importi. Kështu që të dashur konsumatorë, bëhuni patriotë. Mbështesni fermerët e vegjël dhe pakësoni importin”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)