Gjendet e vdekur një grua në Prishtinë, u gjet e shtrirë në rrugë

  • E.K /
  • 04 January 2023 - 14:26
Gjendet e vdekur një grua në Prishtinë, u gjet e shtrirë në rrugë

Një grua ka vdekur në Prishtinë, ku është parë e shtrirë afër një objekti, përcjell "Kosova Sot Online".

Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e personit.

Policia është duke marrur me hetimet.

“Rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për një person të lënduar, ) të shtrirë në afërsi të një objekti në  rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës në Prishtinë

“Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit (femër)”.

“Aktualisht policia  po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, thuhet në përgjigje. 

(Kosova Sot Online)