Policja e Kosovës dyshohet se kreu vetëvrasje me armën e djalit të saj poashtu polic

  • A.P /
  • 14 May 2024 - 16:00
Policja e Kosovës dyshohet se kreu vetëvrasje me armën e djalit të saj poashtu polic

Sot në Gjilan, një zyrtare policore është gjetur  pa shenja jete dhe e njejta dyshohet se ka bërë vetëvrasje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

Raportohet se viktima Lumnije Dervodeli Borovci, tash e një kohë të gjatë ka vuajtur nga një sëmundje.

Derisa vrasja dyshohet se është kryer me armën e djalit të saj, i cili është zyrtar policor, pasi arma e saj i ishte marrë më herët për shkak të problemeve shëndetësore .

Lidhur me rastin, kanë nisur hetimet nga Prokuroria dhe Inspektorati Policor i Kosovës.

“Ju informojmë se sot më 14.05.2024 rreth orës 11:44 Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një informatë se një pjestare e PK-së rreth 46 vjeqare dyshohet se ka bërë vetëvrasje në shtëpinë e saj ne Gjilan. Patrulla eshte nisur menjeher ne ate drejtim, gjithashtu edhe njesitet tjera relevante. Për informata tjera ju njoftojmë.”

(Kosova Sot Online