Zbulohen detajet e tjera për vdekjen e gruas në Prishtinë

  • E.K /
  • 05 January 2023 - 08:12
Zbulohen detajet e tjera për vdekjen e gruas në Prishtinë

Një grua ka vdekur dje në Prishtinë në rrethana të dyshimta,  ku ende nuk dihet  motivi i vdekjes, përcjell "Kosova Sot Online".

Një grua rreth moshës 40 vjeçare është gjetur e vdekur në hollin e një banese.

Në lidhje me rastin është deklaruar edhe prokuroria, ku këtë vdekje e kanë cilësuar vdekje të dyshimtë.

“Ju njoftojmë se prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda ndodhet në vendin e ngjarjes me njësitë e tjera relevante. Është gjetur një trup pa shenja jete (femër). Sipas infomatave fillestare nga vendi i ngjarjes rasti ka të bëjë me vdekje në rrethana të dyshimta, mirëpo Prokuroria në koordinim me të gjitha institucionet relevante janë duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore per t’i ndriçuar të gjitha rrethanat e këtij rasti. Pas ekzaminimeve nga vendi i ngjarjes, trupi i pajetë do të dërgohet në IML për obduksion” ,thuhej në përgjigjen e Prokurorisë.

(Kosova Sot Online)