Varhelyi reagon për plagosjen në Shtërpcë: Jam i tronditur

  • A.P /
  • 06 January 2023 - 21:11
Varhelyi reagon për plagosjen në Shtërpcë: Jam i tronditur

Në lidhje me plagosjen e dy djemve serbë në Shtërpcë,  ka reaguar komisioneri Evropian për Politikë të Fqinjësisë dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Përmes një postimi të bërë në “Twitter”, ai thotë se pret një hetim të plotë nga autoritetet.

‘Jam i tronditur nga sulmi ndaj dy fëmijëve në Shtërpac. Nuk mund të ketë asnjë justifikim për asnjë dhunë’, shkroi Varhelji teksa u uroi të plagosurve shërim të shpejtë.

Kujtojmë se Stefan Stojanoviç, 11 vjeç, dhe Millosh Stojanoviç 21 vjeç, janë qëlluar sot me armë, teksa ishin duke ecur në anë të rrugës.

(Kosova Sot Online)