Abazi për plagosjen në Shtërpcë: Mund të jetë aksident, në mos skenar për fajësuar shqiptarët

  • E.K /
  • 07 January 2023 - 13:28
Abazi për plagosjen në Shtërpcë: Mund të jetë aksident, në mos skenar për fajësuar shqiptarët

Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka thënë se plagosja e mbrëmshme në Shtërpcë mund të jetë aksident ose siç shkruan ai “skenar për të fajsuar shqiptarët”, përcjell "Kosova Sot Online".

Abazi ka shkruar se akti i mbrëmshëm mund të dënohet.

Abazi ka kërkuar durim deri në zbardhjen e rastit.

“Shumë pak reagime dhe shumë pak vizita ka pasë polici i njësisë speciale Ekrem Neziri, kur është plagosur me 8 dhjeto nga bandat kriminale në veri. Plagosja në Shtërpce mund të jetë një aksident në mos edhe skenar për të fajsuar shqiptarët, mund të denohet si akt, por çkado që është, ngulmimi e tendenca me përkufizu ngjarjen në vija etnike, po tregon që as reagim të menqur dhe as qëllim të mirë nuk ka. Durim, le të pritet rezultati para se të bëhemi gramafonet e zërave dhe qëllimeve të gabuara!”, shkruan Abazi.

(Kosova Sot Online)