Aksident: Vetura godet këmbësoren

  • A.P /
  • 08 January 2023 - 14:38
Aksident: Vetura godet këmbësoren

Sot rreth orës 13:00 në rrugën Prishtinë- Podujevë, ka ndodhur një aksident ku janë përfshirë një këmbësore dhe një automjet, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti tha se këmbësorja është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa shoferi i automjetit është shoqëruar në stacion.

“Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore ka pësuar këmbësorja,  e cila është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që ngasësi i i automjetit është shoqëruar në stacion policor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.

(Kosova Sot Online)