Ra aksidentalisht nga ballkoni, vdes 83-vjeçarja në Kamenicë

  • S.A /
  • 09 January 2023 - 12:51
Ra aksidentalisht nga ballkoni, vdes 83-vjeçarja në Kamenicë

Raportohet se një 83-vjeçare ka vdekur në fshatin Kopernicë të Kamenicës, pasi dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i shtëpisë së saj, i cili nuk ka pasur mbrojtje, transmeton "Kosova Sot Online".

Policia njofton se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar dhe rasti është iniciuar si “Vdekje aksidentale”. Trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar familjarëve për përfundim të ceremonisë mortore.

Komunikata e plotë e Policisë:

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Kamenicë me datën 09.01.2023 rreth orës 08:35 është njoftuar se një person në fsh.Kopernicë dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i shtëpisë së saj i cili ka qenë pa mbrojtëse duke pësuar lëndime vdekjeprurës.

Vdekjen e viktimës tetëdhjetë e tre (83) vjeçare në vendin e ngjarjes e ka konstatuar mjeku kujdestarë.

Njësitet policore relevante dhe Prokurori i Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti ,,Vdekje aksidentale’’ dhe trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar familjarëve për përfundim të ceremonive mortore.

(Kosova Sot Online )